Milaim Zeka tregon çka i thanë zyrtarët e PDK-së për Haradinajn

08 dhjetor 2020 | 22:52

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se zgjedhjet e reja janë afër. Ai është i bindur se PDK nuk do të hyjë në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe nuk do të votojë Ramush Haradinajn për president.

“Unë në bazë të informacioneve që kam Partia Demokratike e Kosovës nuk do të shkojë në koalicion. Nuk do të kemi zgjerim të qeverisë dhe jemi në prag të zgjedhjeve të lira. Edhe me shku tash n zgjedhje deri në pranverë s’mund të përgatitemi për shkak të procedurave”, ka thënë Zeka.

Por a do të mund të votonte kjo parti kandidaturën e të parit të AAK-së për president.

“Nuk besoj, në bazë të njerëzve me të cilët unë kam biseduar, njerëzit kryesorë të PDK-së që kjo parti do të jep votat për president për Ramush Haradinajn”, shtoi ai për Kanal10.

“PDK-ja ose shkon me kandidatin e vetë dhe këta janë në bisedime dhe do të vazhdojnë të bisedojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për punën e presidentit por në asnjë mënyrë nuk lëshojnë pe nga vendimi që kanë marrë si kryesi që presidenti i takon vetëm PDK-së”, ka deklaruar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se…