Hoxhaj: Kosova është me fat që në anën e saj ka ish-sekretaren Albright dhe SHBA-në

08 dhjetor 22:48

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ish-sekretarja e SHBA-së, si një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.

Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.

Ai ka shtuar se deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Krejt në fund, Enver Hoxhaj ka shkruar se Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Ish-sekretarja e SHBA-ve, një ndër gratë më të guximshme dhe politikanet më të dashura për ne, Madeleine Albright, edhe sot, sikur gjatë gjithë jetës së saj, i doli në mbështetje Republikës së Kosovës dhe të drejtës historike.

Në fjalimin e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme Dhomës Përfaqësuese, duke folur për politikat për Ballkanin, Albright përsëriti faktin që Serbia ka kryer krime në Kosovë dhe Bosnje.

Ndërkaq, duke e njohur Kosovën si shtet me të gjitha kapacitetet e saj, ajo dërgoi një mesazh të qartë për botën demokratike në përgjithësi, dhe Serbinë në veçanti.

Deklarata e saj sot se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe në asnjë formë subjekt i vetos nga Beogradi, i bën nder edhe një herë Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Kosova, populli i Kosovës, është me fat që gjithmonë në anën e saj ka pasur sekretaren Albright dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ruajtës të paqes dhe të drejtës në botë.

Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, ka thënë se ndërhyrja e ushtrisë amerikane dy dekada më parë bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka qenë veprim i duhur.

Në fjalimin e saj në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, ajo sot ka thënë se janë Kina dhe Rusia që zhvillojnë propagandë kundër SHBA-së, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Albright ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të komunikojnë dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura së bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia regjistron përsëri mbi 100 vdekje në ditë nga koronavirusi.…