Covid-19, 102 të vdekur dhe 1 500 raste të reja në Greqi

08 dhjetor 2020 | 22:44

Greqia regjistron përsëri mbi 100 vdekje në ditë nga koronavirusi.

102 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dhe në total numri i viktimave ka shkuar gati 3200. Edhe numri i të intubuarve mbetet përsëri në të njëjtat nivele , përsëri rreth 600 pacientë trajtohen me anë të respiratorëve.

Për të katërtën ditë rresht numri i të prekurve mbetet nën 1500 raste dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuarve me Covid-19 nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 118045.

Kryeministri Mitsotakis ka thënë se vaksina kundër koronavirusit do të mbërrijë në Greqi në fund të dhjetorit dhe vaksinimi do të fillojë në 2 janar, ndërsa ka shtuar se ai dhe familja e tij do të jenë të parët që do të vaksinohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, nuk e…