Milani barazon ndaj Salernitanas

22 dhjetor 2023 | 22:53

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku Tomori shënoi në minutën e 17’. Por pjesa e parë nuk përfundoi me këtë rezultat, pasi në minutën e 42’, Fazio ka barazuar shifrat pas asistimit të Candreva.

Pjesa e dytë mendohej se do të fliste për Milanin, por ndodhi e kundërta. Në minutën e 63’, Candreva lëshon një predhë nga një pozicion diagonal, por topi është devijuar pak nga lojtari i Milanit aq sa për ta bërë të pamundur topin që të pritej nga Maignan.

Atëherë kur Salernitana besonte se kishte marrë tre pikët e arta, ndodhi befasia për ta. Në mintuën e 91’, ishte Luka Jovic i cili arriti të barazonte shifrat duke i dhënë kështu kuqezinjve 1 pikë.

Me këtë rezultat, Milan ndodhet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Salernitana në vendin e fundit me 9 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e SHBA-ve ka refuzuar, për momentin, të vendosë…