Milani e dëshiron Fabregasin, gati ta shesë Calhangolun

17 dhjetor 2018 | 12:30

Milani po kërkon nga Chelsea që ta përgjysmojë shumën që po kërkon për Cesc Fabregasin. Mesfushori spanjoll është shumë i tërhequr nga mundësia për të luajtur prej janarit me Milanin.

Leonardo konfirmoi për “Sky Sport Italia” se po vlerësohet situata dhe se po shikohen mundësitë për transferimin e Fabregasit. Milani po tenton të paguajë vetëm katër milionë euro për mesfushorin, gjysmën e shumës prej tetë milionësh që po kërkohet nga Chelsea.

Në anën tjetër, planifikohet edhe largimi i Hakan Calhanoglu gjatë verës dhe shitja e tij prej 22 milionë eurosh që do t’i balanconte gjërat për “Fair Play Financiar”. Calhangolu pritet të largohet drejt Gjermanisë, ku RB Leipzig ka interesim për reprezentuesin turk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe…