Krasniqi: Nëse LDK-ja dhe LV-ja e ‘rrëzojnë’ Qeverinë për 100 përqindëshin dhe ushtrinë, lirisht sot le ta bëjnë

17 dhjetor 2018 | 12:27

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe zëvendësministër i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nëse LDK-ja dhe LV-ja i kanë 51 deputetë lirisht ta rrëzojnë Qeverinë.

Ky reagim i tij vjen pasi sot zyrtarët e Listës Serbe janë shprehur të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës nëse opozita siguron 51 vota.

“Që i ka 51 deputetë LDK-ja dhe LV-ja (që për 100 %-shin dhe Ushtrinë e “rrëzojnë” Qeverinë?!) Lirisht, sot le ta bëjnë!”, ka shkruar Krasniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…