Milani e Interi ndezin kampionatin që në start

13 gusht 2022 | 10:33

Serie A hap siparin ditën e sotme dhe në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milani. Kuqezinjtë presin në “San Siro” Udinese, që një ditë më parë festoi 50 vjetorin e krijimit.

Kjo ndeshje luhet prej orës 18:30, ndërkohë që në të njëjtën orë zhvillohet edhe takimi Sampdoria- Atalanta. Gjimshiti pritet të jetë titullar.

Në mbrëmje, 20:44, luhen dy takimet e tjera dhe sigurisht bie në sy Interi, që e nis kampionatin në transfertë kundër Lecce që është rikthyer në Serie A. Monza-Torino është takimi tjetër i sotëm në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në…