Milani fiton ndaj Cagliarit

18 janar 2021 | 22:56

Zlatan Ibrahimoviqi ia ka sjell fitoren Milanit në udhëtim ndaj Cagliarit.

Ndeshja përfundoi 2-0 me dy golat e suedezit.

Golin e parë Ibra e realizoi në minutën e 7-t të ndeshjes nga pika e bardhë ndërsa të dytin në të 52-n, asistuar nga mbrojtësi Davide Calabria.

Me këtë fitore, Milani mbetet në pozitën e parë me 43 pikë në Serie A ndërsa Cagliari në të 17-n, me 14 sosh.

Këtë sezon, Ibrahimoviqi ka shënuar 12 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 8,824 raste…