Milani fiton ndaj Frosinones

02 dhjetor 2023 | 22:51

Milan mori fitoren e dytë radhazi në Serie A teksa mposhti me shifrat 3-1 Frosinonen në San Siro. Titullar për miqtë ishte Marvin Çuni, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë.

Në minutën e 42, Çuni pati shansin perfekt për të ndëshkuar Milanin kur pasi i “vodhi” topin Tomorit, u shfaq i vetëm përballë Maignan. Gjithsesi ai ia doli të mposhtë gardianin francez i cili e ndali me trup tentativën e 22-vjeçarit.

Kaq mjaftoi për të zgjuar “djallin” që në aksionin pasardhës gjeti golin me anë të Luka Jovic. Pjesa e parë u mbyll kështu me avantazhin 1-0, ndërsa në të dytën dominun kuqezinjtë.

Pulisic dhe Tomori realizuan rnë minutat 50 dhe 73, për t’i dhënë drejtim ndeshjes. Frosinone shkurtoi diferencat me Brescianin në minutën e 82, por që goli rezultoi vetëm për statistikë. Milan ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë ndërsa Frosinone mbetet me 18 pikë në vend të 11.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij të thellë…