Milani i ofron Ibrahimoviqit kontratë të re

29 mars 2023 | 16:09

Milan-Ibra duket një dashuri pa kushte, një marrëdhënie shumë e fortë e cilat pritet të zgjas sërish, të paktën edhe për një tjetër vit si lojtar. Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit kuqezi do t’i paraqesin Ibrës një kontratë të re 1 vjeçare.

Gjigantit suedez i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por palët mund të shkojnë shumë shpejt në gjetjen e një akordi të ri edhe për sezonin e ardhshëm. Ibra pritet të përfitojë nga kontrata e re 1.5 milionë euro neto, plus bonuse.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të…