Milani i shkon Betisit, Arsenali e pret Sportingun

08 nëntor 2018 | 11:40

AC Milan, pas humbjes që pësoi dy javë më parë në “San Siro” nga skuadra e Real Betisit (1-2), sonte (e enjte) i shkon kësaj skuadre në Spanjë me shpresën për t’i marrë pikët maksimale dhe mbetjen në garë për kualifikim në fazën tjetër. Në fakt, kuqezinjtë renditen të dytët në grup me 6 pikë, por një humbje nga Betisi dhe një fitore e Olympiacos ndaj Dudelanges mund t’i komplikojë shumë gjërat në këtë grup. Një skuadër tjetër e madhe në Evropa Ligë, Arsenali, pritet ta sigurojë sonte kualifikimin, pasi është favorit përballë Sportingut. Portugezët janë mposhtur edhe para dy javësh nga ekipi i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit. Chelsea është mysafire e Bate Borisovit, derisa Lazio e Valon Berishës dhe Tomas Strakoshës do të luajë ndaj Marseillet.

Grupi A

21:00 Bayer Leverkusen – Zuerich
21:00 Ludogorets R. – AEK Larnaca

Grupi B

21:00 Celtic – Leipzig
21:00 Rosenborg – Salzburg

Grupi C

21:00 Bordeaux – Zenit
21:00 Slavia Prague – Koebenhavn

Grupi D

16:50 Fenerbahce – Anderlecht
21:00 Dinamo Z. – Spartak Trnava

Grupi E

21:00 Arsenal – Sporting
21:00 Vorskla – Qarabag

Grupi F

21:00 Olympiacos – Dudelange
21:00 Real Betis – Milan

Grupi G

18:55 Rapid W. – Villarreal
18:55 Spartak M. – Rangers

Grupi H

18:55 Apollon Limassol – Eintracht F.
18:55 Lazio – Marseille

Grupi I

18:55 Genk – Besiktas
18:55 Malmoe – Sarpsborg 08

Grupi J

18:55 Akhisarspor – Sevilla
18:55 Krasnodar – Standard Liege

Grupi K

16:50 Astana – Jablonec
18:55 Dynamo Kyiv – Rennes

Grupi L

18:55 BATE Borisov – Chelsea
18:55 Vidi – PAOK

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“DW” Njëherë lehtësim, pastaj frikësim: Pas zgjedhjeve në SHBA, pritet…