Milani mposhti Romën në ‘San Siro’

14 janar 2024 | 22:55

Milani ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 20-të, ku tre golat për kuqezinjtë erdhën nga lojtarët francezë.

Kuqezinjtë edhe pse kanë mbetur prapa, tani nëntë pikë larg Interit, nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, pasi vetëm tani ka filluar faza e dytë e kampionatit.

Me të filluar takimi, Yacine Adli përfitoi nga një asistim i Tijjani Reijnders për të shënuar për 1-0. Roma kishte raste për të barazuar në pjesën e parë, por edhe përkundër tyre nuk ia doli. Në fillimin e pjesës së dytë, Olivier Giroud shënoi me një goditje me kokë për 2-0. Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Leandro Paredes, duke e mposhtur Mike Maignan për 2-1, duke u menduar se u hap ndeshja. Por dilemat e fituesit i shoi, Theo Hernandez që shënoi për 3-1, pas asistimit të Giroud.

Milani me këtë fitore mbetet i treti me 42 pikë, katër më pak se Juventsi dhe nëntë më pak se Interi. Roma në anën tjetër mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në…