Milani nderon Kosovën

10 gusht 2019 | 13:05

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të ketë festë futbolli, pasi yjet e Milanit do të zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar miqësoren ndaj kampionit të Kosovës, Feronikelit. Skuadra kuqezi nga Italia në Prishtinë e sjell edhe trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse ndeshja fillon në orën 20:45.

Futbollistët yje të skuadrës së famshme italiane AC Milan sonte (e shtunë) zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj kampionit dhe fitueses së Kupës së Kosovës në futboll, Feronikelit. Kjo ndeshje është para edicionit të ri futbollistik në Serinë A, por edhe në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Një ditë para ndeshjes për “Epokën e re”, ka folur futbollisti i Feronikelit, Albert Dabiqaj. Futbollisti nga Deçani ka thënë

se emocionet nuk po mungojnë edhe pse është vetëm ndeshje miqësore, pasi kundërshtarët janë të nivelit të lartë.

“Ne po presim një ndeshje interesante dhe për ne është nder të luajmë ndaj Milanit, sepse dihet se çfarë tradite ka kjo skuadër. Pavarësisht se është vetëm një miqësore, nuk e zbeh aspak dëshirën e ne futbollistëve që të luajmë, por edhe vetë publikut që dëshiron t’i shohë nga afër idhujt e tyre. Besoj se stadiumi do të jetë i mbushur dhe të gjithë të argëtohe-
mi në këtë festë futbolli”, ka thënë Dabiqaj.

Ndërsa skuadra e Milanit ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në këtë ndeshje dhe aty nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Piatek, Romagnoli, Suso, Donnarumma etj. Kjo ndeshje
është e rëndësishëm për “Niklin” që të
fitojë edhe më shumë përvojë nga përballja me skuadrat ndërkombëtare, kurse në këtë ndeshje pritet të debutojë trajneri i ri Dejan Vukiqeviq. Për ndeshjen miqësore ka folur edhe trajneri i njohur në Kosovë, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit është shprehur se nuk ka favorit absolut në këtë ndeshje.

“Nuk mund të flitet për ndonjë favorit absolut. Kuptohet, cilësia është në anën e Milanit dhe ai është favorit, por në një ndeshje miqësore edhe Feronikeli mund të bëjë ndonjë kalkulim”, ka thënë Sokoli.

Dallimi në mes të Feronikelit dhe Milanit
është shumë i madh. “Transfermarkt” tregon se vlera e skuadrës së Milanit është 503.5 milionë euro, përderisa futbollisti me vlerën më të madhe, plot 55 milionë euro, është portieri Gianluigi
Donnarumma. Ndërsa vlera e skuadrës së Feronikelit arrin shifrën prej 2.23 milionë eurosh. Milos Krkotiq, Besmir Bojku dhe Florjan Smakiqi vlerësohen më të vlefshmit e Feronikelit me nga 200 mijë euro.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laboratorit të Doganës së Kosovës qysh në fund të muajit…