Milani në bisedime me Guirassyn  

23 maj 2024 | 12:14

AC Milan është në bisedime me Stuttgartin për transferimin e sulmuesit Serhou Guirassy në “San Siro”. Skuadra kuqezi prej kohësh po e ndjek sulmuesin dhe tani janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të ulët e cila është vetëm 17,5 milionë euro.

Megjithatë ka një çështje për tu zgjedhur dhe ajo është paga e futbollistit dhe kërkesat e tij të larta. E vetmja çështje që mund të diskutohet mes palëve është vetëm paga që sulmuesi kërkon, rreth pesë milionë euro në sezon, një shifër që te Milan rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e skuadrës.

Megjithatë statistikat e Guirassy me 30 gola në 30 ndeshje këtë sezon e justifikojnë kërkesën e sulmuesit, që dëshiron të vlerësohet për produktivitetin e tij në fushën e blertë. Nëse Milani nuk do mund ta finalizojë këtë transferim, e ardhmja e 28-vjeçarit megjithatë mbetet larg Bundesligas dhe Stuttgartit, pasi kërkohet edhe nga disa klube të Premier Ligës të cilat nuk e kanë problem t’i ofrojnë pagë të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma e punësimit KosovaJob, ka organizuar të ejtën ngjarjen “Integrimi…