
Milani serish interesohet për Brojën
04 qershor 2025
| 11:49
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës, pasi nuk bën pjesë në planet teknike të stafit të ri të londinezëve.
“The Sun” raporton se interesimi për Brojën është i lartë dhe se katër klube të njohura evropiane kanë nisur kontaktet për të. Në këtë garë janë Milani, Ajaxi, PSV Eindhoven dhe RB Leipzig. Emri i Brojës është lidhur me Milanin edhe në të kaluarën, por gjithçka ka mbetur në kuadër të spekulimeve.
Kësaj here, një marrëveshje duket më e prekshme, sidomos pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve. Ish-drejtuesi i Lazios mund të jetë një faktor kyç për ta afruar sulmuesin shqiptar në “San Siro”.