Milani shpëton në fund nga humbja, Atalanta shkatërroi 5-1 Crotonen

03 mars 2021 | 22:51

Milani bën një tjetër ndalesë në Seria A. Kuqezinjtë morën një barazim me shumë fat 1-1 kundër Udineses, falë një penalltie të dhuruar nga miqtë në fund. Mungesat e Ibrahimoviq dhe Calhanoglu janë ndjerë shumë të kuqezinjtë që ndërtojnë pak në fazën e avancuar.

Në krahun tjetër Udinese ju afrua golit në fillimin e pjesës së dytë, por Romagnoli e largoi topin nga vija e portës. Gjithsesi bardhezinjtë do të realizonin në minutën e 68-të. Rodrigo Becao fiton duelin me kokë brenda zonës dhe më pas arrin të mposht portierin Donnarumma që nuk arriti ta ndalte topin. Në fundin e shtesës së ndeshjes, Stryger Larsen gabon duke prekur topin me dorë në zonë, duke i dhuruar një penallti Milanit që arriti të barazonte me Kessie.

Atalanta shkatërroi 5-1 Crotonen, me 5 autor të ndryshëm golash: Gosens, Palomino, Muriel, Ilicit dhe Miranchuk. Roma ndërkohë mori një fitore në “frymën e fundit” 2-1 kundër Fiorentinës. Spinazzola shënoi gol dhe autogol në fillimin e pjesës së dytë. Në fundin e ndeshjes, Diawara i dha 3 pikët ekipit kryeqytetas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veturat e parkuar vend e pa vend në Prishtinë, po…