
Veturat zënë shtegun e biçikiletave në kryeqytet, një qytetare ka një porosi për Shpend Ahmetin
03 mars 2021
| 22:48
Veturat e parkuar vend e pa vend në Prishtinë, po pamundësojnë lëvizjen e lirë të qarkullimit të qytetarëve në trotuare, dhe po ashtu edhe të atyre që lëvizin në shtegun e biçikletave, raporton “Epoka e re”.
Një qytetare është ankuar se nuk po mund të lëviz në shtegun për çiklistë në kryeqytet pasi veturat ia kanë zënë rrugën.
“Rruga “Agim Ramadani” Prishtinë, 47 vetura të parkuara në shtegun për çiklist 🚲…
Allo, mos ndërtoni shtigje vetëm sa për të plotësuar standarde por funksionalizoni ato”, ka shkruar Diella Gashi në llogarinë e saj në “Facebook”.