Milani turpërohet nga Fiorentina

29 shtator 2019 | 22:49

Milani është mundur 1-3 në fushën e vet nga Fiorentina dhe tregon se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në kampin kuqezi.

Skuadra e Montelës ndëshkoi në minutën e 14-të Milanin, me Pulgar pas ekzekutimit të penalltisë.

Në pjesën e dytë Musakio u ndëshkua me të kuq dhe aty Fiorentina gjeti terren duke, shënua dy gola me Gastovilin dhe Riberynë. Ndërkohë Chiesa humbi penallti në minutën e 70-të. Ndërkaq Leao shënoi golin e vetëm për skuadrën e Xhampaolos që nuk shërbeu veçse për statistikë.

Tani Fiorentina shkon në kuotën e 8 pikëve ne vendin e nëntë, ndërsa Milani zhytet në vendin e 16-të me gjashtë pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të pamjeve të rrahjes mes Haki Abazit  dhe…