Milano ndan pikët me Torinon

18 prill 2018 | 22:49

Milani ka barazuar në përballjen e sotme ndaj Torinos në udhëtim.

Në minutën e katërt vendasit lëshuan një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, por nga pika e bardhë në minutën e katërt i pasaktë u tregua Belotti.

Pas pesë minutave Bonaventura kaloi Milanin në epërsi, pas asistimit nga Biglia.

Torino barazoi shifrat në minutën e 71 përmes De Silvestrit, që shënoi nga asistimi i Ljajiqit.

Në minutën e 90+4 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Di Silvestri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në vendin e gjashtë Milani ka 54 pikë, e Torino në vendin e dhjetë ka 47 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani kërkoi sot që drejtuesi…