Miley Cyrus shtrohet në spital

10 tetor 2019 | 11:24

Miley Cyrus është shtruar në spital. Këngëtarja dhe aktorja e famshme është duke luftuar me një sëmundje të paspecifikuar.

Në një postim në mediet sociale 26-vjeçarja ka ftuar fansat të luten për të që të kishte një shëndet të plotë para ngjarjes së bamirësisë “Gorillapalooza” që do të mbahet në fundjavë.

“Gorillapalooza” është një ngjarje bamirësie. Fondet e mbledhura do të shkojnë për fondin “Ellen” për speciet e rrezikuara. Shtrimi në spital i Cyrusit vjen pasi njoftoi ndarjen nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe nga e dashura Kaitlynn Carter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Candice Swanepoel ka pozuar me bikine derisa ka folur se…