Miliarderët e Francës dhurojnë qindra milion euro për rindërtimin e Notre Dame

16 prill 2019 | 12:58

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen Notre-Dame në Paris, pasi zjarri kolosal përfshiu ndërtesën pasditen e djeshme duke shkatërruar një pjesë të saj.

Macron bëri thirrje për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi për dhurimin e donacioneve që do të përdoren për ndërtimin e  saj.

I pari që ofroi ndihmë ishte miliarderi francez Francois-Henri–Pinault që ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e Notre Dame.

Pinault zotëron grupin francez të luksit “Kering”, i cili mbikëqyr markat luksoze të modës “Gucci”, “Saint Laurent”, ndër të tjera. Miliarderi francez është bashkëshorti i aktores Selma Hayek.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i njeriut më të pasur të Francës, miliarderi Bernard Arnault, i cili ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris. Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze “LVMH”, menjëherë u bë donatori më i madh pas apelit të lëshuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe të varri…