Miliona njerëz përballen me pezullim të përhershëm nga Facebook për shkak të këtyre rregullave

07 korrik 2022 | 15:32

Facebook është një nga rrjetet sociale më të mëdha, dhe me të vijnë një sërë rregullash. Gjatë viteve, kompanisë i është dashur të modifikojë seriozisht politikën e saj kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme dhe fenomene të tjera, raporton Sun.

Mosrespektimi i rregullave mund të çojë në një pezullim të përkohshëm ose më keq, një ndalim të përhershëm të përdorimit të këtij rrjeti popullor.

Kushdo që nuk përdor emrin e tij të vërtetë mund të futet në telashe.

“Emri juaj i profilit duhet të jetë një emër që miqtë tuaj ju thërrasin në jetën e përditshme. Ky emër duhet të shfaqet edhe në kartën e identitetit ose në dokumentet nga lista jonë e dokumenteve personale”, thuhet në rregullat e Facebook.

Kjo do të thotë se simbolet, numrat, shkronjat e vogla dhe të mëdha të pazakonta, karakteret e përsëritura ose shenjat e pikësimit nuk lejohen.

Nëse nuk hyni në llogarinë tuaj për një kohë të gjatë, Facebook mund ta fshijë atë plotësisht. Nuk është e qartë se sa kohë keni, por rregullat thonë se ju mund të “eliminoni profilin me mosaktivitet të zgjatur”.

Facebook do të kërkojë “informacion shtesë në lidhje me profilin e një përdoruesi përpara se të ndërmarrë veprime që variojnë nga kufizimi i përkohshëm deri te çaktivizimi i përhershëm”, kështu që ju mund të merrni një email paralajmërues paraprakisht.

Facebook nuk dëshiron lakuriqësi apo postime sugjeruese seksuale në platformë. Por rregullat e tyre duhet të rafinohen me kalimin e viteve për të dalluar konotacionet seksuale nga ato jo-seksuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 është duke i vazhduar përgatitjet për Kampionatin Evropian,…