Miliona përdorues preken nga problemi i fundit i ‘Facebook’-ut

24 gusht 2022 | 12:34

Miliona përdorues në mbarë botën kanë hasur probleme me “Facebook”-un mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se raportime të shumtë janë bërë pasi në faqen e parë nuk shfaqen postimet e miqve, faqeve apo grupeve që pëlqeni, por postime nga njerëz të panjohur në profilin e njerëzve të famshëm.

Raportimet e para të problemeve janë bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas DownDetector, 43% e përdoruesve kanë shfaqur probleme me aplikacionin.

Shumë përdorues i janë drejtuar “Twitter”-it për të për të parë nëse kishte edhe persona të tjerë me këtë problem.

“Facebook” ende nuk ka bërë një koment zyrtar në lidhje me këtë problem të shfaqur së fundmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) i ka…