Miliona shikime e dhjetëra mijëra pëlqime, a është kjo video më e shikuar nga fitorja historike në Sllovaki
Momenti i shënimit të golit të tretë të Kosovës kundër Sllovakisë ka marrë miliona shikime në videon e postuar nga mërgimtari i njohur dhe afaristi nga Italia, Bedri Suka. Goli që ia dha epërsinë Kosovës ndaj Sllovakisë vetëm në postimin e publikuar nga Suka është shikuar mbi 2 milion herë dhe ka marrë mbi 30 mijë pëlqime.
Padyshim duke parë këto statistika, e bën këtë postim ndër më të pëlqyerit dhe më të shikuarit nga kjo ndeshje që ishte historike për Kosovën. Pikërisht fitorja në Sllovaki ia mundësoi Kosovës finalen e nesërme kundër Turqisë, dhe një fitore e çon Kosovën në kampionat botëror.
Bedri Suka ndjek Përfaqësuesen e Kosovës pothuajse në çdo ndeshje kudo që luan, që nga pranimi në UEFA dhe FIFA. Ai është një nga tifozët më të rregullt të përfaqësueses sonë.




