Militantët e ISIS-it pritet të largohen nga territoret në afërsi të Damaskut

21 prill 2018 | 13:05

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) janë pajtuar që të largohen nga një pjesë që kanë nën kontroll, në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask. Por, bombardimet e ushtrisë siriane vazhduan më 20 prill, duke penguar që militantët të dorëzoheshin, ka raportuar media shtetërore dhe grupet monitoruese.

Sipas marrëveshjes, militantët e ISIS-it, që kanë nën kontroll lagjen Hajar al-Asëad dhe kampin e refugjatëve palestinezë në Yarmouk, do të largohen nga ky territor në lindje të Sirisë, ka raportuar agjencia SANA.

Kjo marrëveshje vjen teksa Qeveria siriane po tenton që të rimarrë kryeqytetin dhe zonat përreth.

Media shtetërore ka raportuar se bombardimet në këto dy zona kanë vazhduar, sepse siç është thënë, kryengirtësit nuk janë pajtuar me të gjitha detajet për dorëzimin e tyre. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ndërkaq ka thënë se disa nga militantët e ISIS-it kanë refuzuar marrëveshjen për dorëzim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia si destinacion, akoma nuk mund t’i mbajë turistët. Numri…