Millaku me mesazh të fortë para heshtjes
12 shkurt 2021
| 23:54
Në një mesazh të fuqishëm, Shkëlqim Millaku (AAK) e ka mbyllur fushatën e vet paraelektorale.
Ai u ka afruar qytetarëve që të zgjedhin ndërmjet dy rrugëve të thjeshta: kthimit në izolim më të keq sesa tani, ose daljen nga izolimi me miqtë tradicionalë të Kosovës.
Ndër të tjera, profesor Millaku ka dhënë mesazhin më të prerë nga kandidatët tjerë: “Ne me politikëbërje do të zgjedhim shpresën para frikës së izolimit dhe bashkëpunimin e unitetin para përçarjeve të pafund. Për demokracinë kemi paguar çmim të lartë, dhe nuk ka joshje që na mashtron në kthimin mbrapa! Mirupafshim në fitore!”.



