Mimoza udhëton me autobusë nga Gjakova në Prishtinë

09 shkurt 2020 | 11:41

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në mëngjesin e sotëm ka udhëtuar me autobusë nga Gjakova në Prishtinë së bashku me djalin e saj.

“Në muajt e fundit disa herë kam udhëtuar në linjën e autobusit Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas. Përveq saktësisë së nisjes, komoditetit në udhëtim, çdo udhëtar gjen kohën për lexim, pushim dhe nuk e ka ngarkesën e vozitjes apo tollovisë në trafik”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Sot me Edonin në linjën e #KushtrimiNM u nisëm për Prishtinë nga Gjakova. Udhëtoni dhe shfrytëzoni transportin publik, rekomandoni ndryshimet që mendoni se duhet të bëhen, ruajeni mjedisin dhe shpërbleni veten me kohën e dhuruar gjatë udhëtimit”, ka shkruar Kusari-Lila.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se e…