Minishengeni ballkanik, Kurti: Rama duhej ta priste formimin e qeverisë së re

13 nëntor 2019 | 14:21

Takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur të nxituar.

Sipas Kurtit, Shqipëria zyrtare e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama është dashur të presë të formohet qeveria e re e Kosovës, e jo të nxitohet me takime në Novi Sad e Ohër.

Madje, për kandidatin për kryeministër të Kosovës, projekte të tilla Shqipëria duhet të nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

“Një lloj vrapi në Novi Sad dhe në Shkup, është gabim në hapa. Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë, për bashkëpunim çfarë ajo ka dashur, e ka qenë e nevojshëm për të gjithë neve. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri, e të bashkëpunojmë siç dum të gjithë ne”, ka thënë Kurti. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artisja e njohur , Eliza Hoxha, ka shprehu ngushëllime për…