Ministrat e AAK-së takohen me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë në ShBA

02 shtator 2020 | 11:59

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë me dije se bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla, janë takuar me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)

Selimi ka deklaruar se për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikanë.

“Në Uashington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”.

“Në rrjedhë të takimit, e informova z. Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë dhe diskutuam për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galaxy Z Fold2 është pajisja e palosshme e gjeneratës së…