Ministrat e BE-së nuk arrijnë pajtim për buxhetin

14 qershor 2019 | 11:27

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi në Luksemburg, nuk kanë arritur të bien dakord për disa çështje kyçe sa i përket buxhetit të BE-së, dhe u pajtuan të vazhdojnë diskutimet muajin e ardhshëm.

Ministrat, provuan të bien dakord, nëse buxheti i BE-së duhet të financohet nga taksat e dedikuara për të, apo duhet të merret i gatshëm nga buxhetet e 28 vendeve anëtare.

Pasi nuk kishin pajtim për burimet e financimit të buxhetit, ministrat nuk e kanë diskutuar as shumën e tij, raporton “Rel”.

Ministrat e financave të BE-së, gjatë takimit të tyre, kanë paralajmëruar Italinë se ajo ka nevojë për të rikthyer financat e saj publike në përputhje me rregullat e bllokut.

Pothuajse një dekadë pas krizës së borxheve, presidenti francez, Emmanuel Macron, po kërkon që partnerët e tij të zbatojnë ndryshimet në mënyrë që eurozona të jetë më elastike ndaj goditjeve dhe dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney kanë…