Ministrat e Jashtëm të BE-së vazhdojnë diskutimet për situatën në Bjellorusi

28 gusht 11:35

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë një takim dy-ditor në Berlin, për të diskutuar situatën në Bjellorusi dhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

BE-ja tashmë ka pranuar të vendosë sanksione ndaj 15-20 personave të akuzuar për pjesëmarrje në mashtrime elektorale ose shtypjen e demonstrative, pas votimeve të 9 gushtit.  Ministrat e jashtëm të BE-së do të kërkojnë miratimin politik për listën e propozuar të personave të sanksionuar, gjë që do të lejonte miratimin zyrtar, tha një burim për agjencinë e lajmeve DPA.

Por, disa diplomatë po bëjnë presion për masa më të ashpra.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Antanas Linkevicius, tha më 27 gusht se sanksionet ndaj 15-20 personave të lidhur me mashtrim elektoral ose shtypjen e protestave do të ishin “shumë simbolike”.  Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, u pajtua më këtë konstatim, duke thënë se ky numër nuk do të ishte i mjaftueshëm, dhe se vendi i tij po harton një listë të ndalimeve të udhëtimit të më shumë personave.

Diplomati i lartë i Estonisë, Urmas Reinsalu, tha se presidenti, Alyaksandr Lukashenka, duhet të përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së./rel/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq,…