Ministrat tanë mbesin në detyrë sa të jenë të pranueshëm nga kryeministri

15 prill 2020 | 09:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse partia e tij e merr mandatarin, në qeverinë e re do të përfshihen njerëz kompetentë, e që të tillë, sipas tij, kanë edhe Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partitë e tjera pakicë.

Mustafa ka thënë në Rtv21 se, përkundër shkarkimit të njerëzve të LDK-së nga kryeministri Albin Kurti në qeveri, LDK-ja përballoi atë që ai e ka cilësuar atak të Kurtit dhe u pajtua që ministrat e tjerë që mbetën, të punojnë në kohën kur vendi po lufton kundër virusit korona.

“Ata mbesin aty përderisa të jenë të pranueshëm për kryeministrin. Në çdo moment ai mund t’i lirojë nga detyra. Ne jemi të koncentruar që puna e tyre kryesore të jetë beteja kundër pandemisë”, është shprehur Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërprerja më e gjatë se parashikimet e jetës ekonomike e…