Ministri Aliu: Ndërtimi i urës në Rogovë të Hasit kap vlerën prej 1 milionë euro

14 dhjetor 2023 | 19:00

Sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit. Me këtë rast, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ndërtimi i saj kap vlerën prej 1 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se punimet do të fillojnë shumë shpejt.

“Ura e re e Rogovës, më në fund po jetësohet, urë kjo që ka rëndësi të madhe për Gjakovën, në veçanti për zonën e Hasit. Ndërtimi i urës kap vlerën prej 1 milionë Euro, me gjerësi prej 6 metra, me 1.5 metra trotuar në të dy anët, si dhe përshkon gjatësinë prej 150 metrave. Tani që është nënshkruar kontrata, do të fillojmë shumë shpejt me punimet! Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mergim Vojvoda ka regjistruar plot 100 paraqitje me fanellën e…