Ministri Beqaj merr pjesë në “Digital Assembly 2018”

24 qershor 2018 | 11:26

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, znj. Mariya Gabriel.

“Digital Assembly” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara dhe politikë-bërës të nivelit të lartë, për të debatuar politikën digjitale të BE-së dhe implikimet e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe mbahet më 25 dhe 26 qershor në Sofje të Bullagrisë.

Ministri Besim Beqaj është pjesë e panelit “Lansimi i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor” së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe Ministrat e rajonit, për të shpalosur të arriturat dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Agjendës Digjitale.

Ministri Besim Beqaj gjithashtu do të jetë pjesë e pritjes nga Presidenti dhe Kryeministri i Bullgarisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta më e madhe në Berlin "Tagesspiegel", e ka botuar…