Ministri Berisha: Jeta dhe vepra e Adem Demaçit, udhërrëfyes për brezat

27 korrik 2018 | 11:16

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur yllin mbrojtës të lirisë, përderisa për veprimtarinë dhe jetën e Demaçit ka theksuar se do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e ardhshëm

“Ndarja nga jeta të veprimtarit, vizionarit dhe mbrojtësit emblematik të lirisë së popullit tonë, Adem Demaçit, është një humbje e madhe për popullin shqiptar. Kosova dhe kombi shqiptar, mbeti pa njërin nga vizionarët dhe yllin mbrojtës të lirisë së atdheut, që asnjëherë nuk u ndal duke shndritur në përpjekjet për liri dhe shtet. Gjithë jeta e tij ishte mësim se si duhet pa kushte atdheu, ajo do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes Demaçi dhe gjithë popullit shqiptar”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Braziliane e Futbollit ka njoftuar rinovimin e kontratës së…