Ministri Berisha në Mal të Zi: Rruga e Kosovës është integrimi në NATO

15 nëntor 2018 | 16:17

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka marrë pjesë në konferencën e ministrave të mbrojtjes në kuadër të iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut, e cila është mbajtur në Mal të Zi.

Berisha në fjalën e tij në Konferencën ShBA – Karta e Adriatikut, ndër të tjera ka thënë se synim i Kosovës është anëtarësimi në iniciativat rajonale, me theks të veçantë anëtarësimi i plotë në A5, forum ky i cili i kontribuon paqes, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike në rajon.

“Rruga e Kosovës për të ardhmen është e qartë dhe integrimi në NATO është qëllimi ynë përfundimtar. Republika e Kosovës mbetet thellësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për bashkëpunim rajonal dhe një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit. Konsiderojmë që ky bashkëpunim është jetik për të arritur paqe, stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim të mëtejmë të kapaciteteve tona”, ka thënë Berisha.

Ministri Berisha lidhur me pakënaqësitë e përfaqësuesve nga Serbia në këtë forum rreth prezencës së uniformës ushtarake të Kosovës, ka deklaruar se nuk dëshiron t’i kthehet gjuhës mesjetare të konflikteve.

“Ne si popull nuk duam t’i kthehemi gjuhës mesjetare të konflikteve, por do të flasim me gjuhen e integrimeve, gjuhën evropiane dhe gjuhën e një realiteti të ri në rajon, si interes i përbashkët për paqe dhe stabilitet”, është shprehur Berisha.

Ministri Berisha gjatë qëndrimit të tij në Budva të Mali i Zi, ka zhvilluar një takim dypalësh edhe me sekretarin e shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Millosh Bizjak.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e katërt radhazi në NBA për Lakersat, që e…