LeBron, vendimtar në fitoren e Lakersave

15 nëntor 2018 | 16:14

Fitorja e katërt radhazi në NBA për Lakersat, që e mposhtën Portlandin me rezultatin 126-117, ndeshje me dy pamje, më e mirë për mysafirët në të parën.

Ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e ekipit kalifornian, me të zakonshmin LeBron që realizoi 44 pikë e 10 rebound, magjik në fushë. Ai fitoi duelin me Lillard, që realizoi 31 pikë e 11 asistime për miqtë, por që mbetën për statistikë.

Suksesi ngjit Lakersat në vendin e shtatë në renditje në perëndim, ndërkohë që në këtë kah të NBA-së po zhgënjen në këto moment skuadra e San Antonio, që u mund 116-96 nga Phoenixi. Një ndeshje jo e mirë për Sprus, gjithnjë në ndjekje të kundërshtarit, që e meritoi fitoren, Warren me 27 pikë bëri diferencën në fushë për Phoenixin, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeRozan për mysafirët.

Rezultatet

Orlando – Philadelphia            111-106
Washington – Cleveland          119-95
Boston – Chicago                       111-82
Brooklyn – Miami                      107-120
Toronto – Detroit                       104-106
Milwaukee – Memphis              113-116
Minnesota – New Orleans        107-100
Oklahoma – New York              128-103
Dallas – Utah Jazz                      118-68
Phoenix – San Antonio             116-96
Lakers – Portland                      126-117

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për rastin e deportimin të…