Ministri Berisha vizitoi kadetët e FSK-së në akademinë ushtarake në Kroaci

08 nëntor 15:54

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë qëndrimit në Kroaci, ka vizituar Akademinë Ushtarake dhe Qendrën e Përgjithshme të Zhvillimit Ushtarak “Dr. Franjo Tuxhman”, ku është pritur në takim nga gjenerali Mate Padjen me bashkëpunëtorë, si dhe ka zhvilluar një takim me kadetët e FSK-së të cilën janë duke vijojua shkollimin profesional atje.

Me këtë rast, ministri Berisha është njoftuar nga afër për kapacitetet shkollore, edukative, arsimore dhe trajnuese të Qendrës së Përgjithshme për Zhvillim Ushtarak, si dhe me kuadrin profesional dhe me mundësitë që ofron kjo qendër për Kosovën në përgatitjen dhe shkollimin e kuadrit ushtarak.

Ndërsa gjatë takimit të përbashkët me kadetët e FSK-së, që studiojnë në këtë akademi, Berisha ka përgëzuar ata për arritjet e tyre shkencore dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë me sukseset e tyre në dobi të detyrave që i presin, në të ardhmen në FSK, pas përfundimit të studimeve të tyre.

Në anën tjetër kadetët e FSK-së janë shprehur mjaft mirënjohës për vizitën e ministrit Berisha dhe njëherësh ia kanë paraqitur atij disa kërkesa procedurale për të cilat ata kanë nevojë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Kroaci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka pritur…