Ministri Bytyqi i uron mësimdhënësit e viteve ’90-’99 për kalimin e Projektligjit

28 shkurt 2019 | 14:03

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar pas votimit të Projektligjit për mësimdhënësit e viteve 1990/99.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka uruar mësimdhënësit e viteve 1990/99, duke thënë se kjo është më e pakta që mund të bëhet për mësimdhënësit tanë.

“Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99! Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës. Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën. Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma ka arritur ta kompletojë transferimin e Bryan Cristante nga…