Ministri Bytyqi pret në takim ambasadoren kroate, flasin për bashkëpunimin në arsim

15 tetor 2018 | 17:52

Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur të hënën në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, me theks të veçantë themelimin e katedrave të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe atë të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.

“E falënderova ambasadoren Kapitanoviq për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti kroat në fushën e arsimit dhe shpreha gatishmërinë të vazhdojmë me bashkëpunimin reciprok në të gjitha nivelet e arsimit. Po ashtu, u shpreha i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi në nivel ministrash, që të mbështesim Universitetin e Prishtinës dhe atë të Zagrebit në iniciativën e tyre për themelimin e katedrave të gjuhëve tona në këto dy institucione”, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, ka…