Ministri Bytyqi: Do të jemi shembull në PISA 2018

21 mars 2018 | 11:52

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, është shprehur i bindur se Kosova do të ketë një renditje më të mirë në testin PISA 2018, se sa në vitin 2015.

Sipas tij, Kosova do të jetë shembull në PISA 2018, kjo bazuar në punë që është bërë bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Tani që po afrohet PISA 2018, MAShT-i ka shtuar aktivitetet për rezultate. Optimizëm po na sjellin anëtarët e komisionit PISA. Po angazhohemi vazhdimisht në terren. Kemi arritur deri te niveli kryesor që është nxënësi. Është një mobilizim i përgjithshëm, do të jemi shembull këtë radhë në PISA 2018. Nuk ka shkollë në Kosovë që nuk flitet për PISA 2018, kjo është e rëndësishmja që kemi arritur. Nuk kemi bërë mrekulli, vetëm kemi shtuar përgjegjësinë që më parë ka munguar. Puna jonë nuk ndalet vetëm në përfundimin e testit, por do të jetë fillimi i punës tonë serioze”, ka thënë Bytyqi në konferencën e organizuar me GIZ-in për pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba e konsideron Leo Messin talent të veçantë, i…