Ministri Bytyqi: Të unifikohet sistemi arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë

14 maj 2019 | 11:11

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Këtë takim, në të cilin u diskutua nevoja për shtimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri Bytyqi e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.
Duke folur për marrëveshjet e deritanishme në mes të dy vendeve, ministri Bytyqi ka thënë se është interes i përbashkët të shkojmë drejt unifikimit të sistemit arsimor.

“Prej kohës sa jam në krye të Ministrisë së Arsimit, ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe shpesh kemi dalë përtej marrëveshjeve formale. Në kuadër të kësaj kemi filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të nxënësve të nivelit të arsimit të mesëm, e cila është pilotuar me sukses”, ka thënë ministri Bytyqi.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit, Fatjona Dhimitri, ka falënderuar ministrin Bytyqi për pritjen, duke u shprehur e gatshme për bashkëpunim të dyanshëm në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e të dyja vendeve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka thënë…