Ministri Bytyqi uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

02 shtator 2018 | 18:50

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ai ka thënë se 3 shtatori është ditë e madhe për vendin tonë, raporton “Epoka e re”.

“Fillimisht iu uroj nxënësve suksese në fillimin e mbarë të këtij viti në nxënien e dijës dhe shkathtësive për jetën e juaj dhe të ardhmen e juaj. Data 3 shtator do të jetë një ditë e madhe, një festë e gjithë neve, sepse do të fillojë një angazhim i përbashkët për të ardhmen tonë. Veçanërisht iu dëshiroj mirëseardhje nxënësve që vijnë për herë të parë në bankat shkollore, të klasës së parë duke iu dëshiruar suksese në vatrën e dijës. Të dashur mësimdhënës ju uroj suksese në angazhimin e juaj dhe kërkoj nga ju që të bëni maksimumin në punën e juaj që nxënësit tanë të fitojnë dije dhe shkathtësi. Ju keni një profesion të shenjtë dhe si të tillë ju duhet deri në fund të bëni maksimumin që nxënësit tanë të jenë atë që në gjithë po presim, që të jenë të rinjtë tanë të Evropës”, ka thënë ministri Bytyqi në urimin e tij për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor 2018/2019!

Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër, urime fillimi i vitit të ri shkollor 2018/2019.

Gepostet von Shyqiri Bytyqi am Sonntag, 2. September 2018

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka diskutuar të dielën me…