Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe për tetarin Shani Maloku

10 mars 2018 | 14:08

Ministri i Forcës e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak i SHBA-së, kolonel Feffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin, bënë sot homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut.

Me këtë rast ministri dhe komandanti i FSK-së u shprehen ngushëllime familjarëve të të ndjerit Maloku.

Përmes një komunikate dërguar mediave, Ministria ka bërë të ditur se për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit Shani Maloku.

Shani Tafil Maloku (1973) ishte nga fshati Plloçicë i komunës së Malishevë. Ai në afërsi të shtëpisë së vet së bashku me vëllanë u vranë nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK). Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që ka në pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë dhe i dashur me shokë.

Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në ora 15:00 në fshatin e lindjes në Plloqicë të komunës së Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen…