Ministri Fikrim Damka priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič

14 prill 2022 | 16:02

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dje ka realizoi një takim me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič .

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale , përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Ambasadorja Minca Benedejčič, falënderoi ministrin  Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe deklaroi se është e gatshëm që të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin socio – ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtimi rus i Ukrainës i ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë…