Ministri Gashi thotë se policia do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik

12 gusht 2018 | 18:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka bërë me dije të dielën se shtimi i pranisë policore në komunikacionin rrugor me automjete civile është pjesë e vendimit që ka marrë për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik”, ka thënë ministri Gashi, raporton “Epoka e re”.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ministri Gashi më 3 gusht ka nënshkruar vendimin për ndërmarrjen e masave emergjente për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik.

Sipas këtij vendimi, i cili do të mbetet në fuqi deri më 1 tetor, Policia e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha masat në pajtim me ligjin në fuqi, për të siguruar që në të gjitha rastet e punimeve në rrugë janë duke u zbatuar masat e sigurisë të ndërlidhura me komunikacionin rrugor; Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa alternative me qëllim të ruajtjes së sigurisë në trafikun publik, përfshirë edhe ndalimin e patentshoferit sipas ligjit në fuqi të atyre që rrezikojnë trafikun publik, për një afat të caktuar deri në zbatimin e procedurave të përcaktuara me ligjet në fuqi.

Po në vendim thuhet se Policia e Kosovës ta shtojë praninë policore në komunikacionin rrugor, në mënyrë specifike do ta shtojë numrin e patrullave me automjete të pashënjestruara (civile).

Ndërkaq në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacionin rrugor të kryera nga shtetasit e huaj, duhet të njoftohen autoritetet e shteteve përkatëse prej nga vijnë këta kundërvajtës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër daljen në treg…