Ministri Gashi: Urime sportistëve dhe artistëve

27 qershor 2019 | 12:39

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë se Kosova do të ketë prezantim më cilësor të sportit në arenën ndërkombëtare, por edhe më shumë çmime ndërkombëtare nga artistët.

“Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshëm i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë”, ka thënë Gashi.

Postimi i plotë i ministrit Kujtim Gashi

Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim.
Kështu, nga sot, me fillimin e zbatimit e ligjit në fjalë, do të mundësohet që rreth 30 milion euro të sponsorizohen brenda një viti për zhvillimin e sportit, rinisë, artit e kulturës.
Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshëm i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë.
Me të marrë drejtimin e MKRS-së kemi hartuar Rregulloren përkatëse, Komisionin për vërtetimin e sponsorizimit, si dhe kemi lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë, pra kemi përfunduar paraprakisht të gjitha obligimet që dalin nga ligji përkatës.
Faleminderit kryetarit Kadri Veseli dhe deputetëve për votën e tyre, urime të rinjve, sportistëve dhe artistëve!

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompanitë e sigurimeve që operojnë në Republikën e Kosovës, tash…