Ministri gjerman i Mbrojtjes sot do të takohet me Osmanin dhe Kurtin
                05 shkurt 2024
                |  08:23
            
        Zyra e Kryeminstrit Albin Kurti, me një komunikatë për medie, ka njoftuar se shefi i qeverisë sot pret në takim ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 12:30”, thuhet në komunikatën e kësaj zyre.
Para Kurtit, Pistorius do ta takojë të parën e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi me Osmanin është përcaktuar të jetë nga ora 11:00, më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për medie.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        