Ministri gjerman i Mbrojtjes të hënën vjen në Kosovë

02 shkurt 2024 | 15:44

Ministri i Mbrojtjes Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ejup Maqedonci.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të hënën, më 5 shkurt, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Sipas këtij njoftimi, pas ceremonisë ushtarake të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministrinë e Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSh), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj qendre”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lara Colturi shënon një tjetër arritje për sportin shqiptar. Ajo…