Ministri grek i konfirmon Osmanit përkrahjen për liberalizimin e vizave

04 qershor 2021 | 14:44

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka uruar Osmanin për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.

Ministri Dendias në ketë takim i ka konfirmuar presidentes Osman se Greqia do ta mbështes Kosovën në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Në këtë kontekst, Osmani gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euroatlantik të sigurisë.

Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zymer Zekaj është kryeshefi ekzekutiv i ri i emëruar nga…